Kurti e përcjell Ulutaşin me bisedë për NATO-n
Kryeministri Albin Kurti tha se rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe siguria në vend e rajon ishin ndër temat e takimit lamtumirës me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Özkan…

Kryeministri Albin Kurti tha se rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe siguria në vend e rajon ishin ndër temat e takimit lamtumirës me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Özkan Ulutaş.
Sipas postimit të Kurtit, biseda përfshiu edhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, si dhe mundësitë konkrete për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.
Kurti e falënderoi Ulutaşin për bashkëpunimin dhe bashkërendimin gjatë dy mandateve të tij në krye të KFOR-it. Ai e cilësoi komunikimin mes tyre si konstruktiv dhe tha se gjeneralmajori largohet nga Kosova si mik.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


