Pedagogët duan largimin e Ramës dhe qeveri kujdestare
Një grup pedagogësh në Shqipëri kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare, përmes një deklarate publike në mbështetje të studentëve protestues. Sipas tyre, një…

Një grup pedagogësh në Shqipëri kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare, përmes një deklarate publike në mbështetje të studentëve protestues.
Sipas tyre, një qeveri e tillë do të garantonte stabilitetin institucional, qetësimin e situatës dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve. Kjo është kërkesa kryesore mes pesë pikave të paraqitura nga grupi.
Aleksandër Kovaçi, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë, tha se studentët e kanë refuzuar dialogun e propozuar nga Rama dhe se pedagogët mbështesin qëndrimin e tyre.
“Sot koha nuk është për dialog, por është koha për dorëheqje”, deklaroi Kovaçi, duke e lidhur refuzimin e bisedimeve me përdorimin e dhunës.
Në deklaratën publike, pedagogët i bënë thirrje Policisë dhe institucioneve të rendit të ndalojnë çdo akt dhune ndaj studentëve dhe të refuzojnë urdhrat e paligjshëm. Përfaqësive diplomatike në Tiranë u kërkuan të reagojnë publikisht për respektimin e të drejtave të qytetarëve.
Grupi u bëri thirrje protestuesve të mbrojnë bizneset dhe pronën publike e private, ndërsa qytetarëve të Tiranës u kërkoi t’u bashkohen studentëve.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


