Pa kategori

Lladrovci propozon shtyrjen e ekskursionit në Shqipëri: Siguria në rrezik

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, u ka rekomanduar drejtuesve, profesorëve dhe maturantëve të Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” shtyrjen e ekskursionit në Shqipëri, duke e lidhur propozimin me situatën e tensionuar…

Lladrovci propozon shtyrjen e ekskursionit në Shqipëri: Siguria në rrezik
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, u ka rekomanduar drejtuesve, profesorëve dhe maturantëve të Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” shtyrjen e ekskursionit në Shqipëri, duke e lidhur propozimin me situatën e tensionuar dhe shqetësimet për sigurinë e nxënësve.

Në deklaratën e tij në Facebook, Lladrovci propozon që udhëtimi të zhvillohet në një periudhë më të përshtatshme brenda këtij viti shkollor. Ai paralajmëron se provokimet nga turmat ose dezinformatat për praninë e maturantëve mund të krijojnë situata të rrezikshme dhe keqkuptime.

“Situata aktuale në Shqipëri, është e tendosur”, shkroi Lladrovci. Sipas tij, edhe prindërit kanë shprehur shqetësime për sigurinë e nxënësve. Deklarata përmban rekomandimin e kryetarit; nuk njofton një vendim përfundimtar për shtyrjen e ekskursionit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top