Peci fton LDK-në për kompromis: Mbeten 24 orë për presidentin
Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, i bëri thirrje LDK-së për angazhim të përbashkët për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Në një postim, ai tha se kanë mbetur vetëm 24…

Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, i bëri thirrje LDK-së për angazhim të përbashkët për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Në një postim, ai tha se kanë mbetur vetëm 24 orë për këtë zgjedhje dhe kërkoi kompromis për tejkalimin e situatës.
“Për Kosovën ia vlen kompromisi, ia vlen tejkalimi i vetvetes, ia vlen marrëveshja”, shkroi Peci.
Sipas tij, zgjedhja e presidentit do t’i kompletonte institucionet e larta dhe do të krijonte stabilitet në periudhën aktuale. Ai e lidhi nevojën për stabilitet edhe me sfidat e procesit të drejtësisë dhe të shkallës së Apelit në Hagë.
Peci kërkoi nga LDK-ja reflektim dhe bashkëpunim, duke e shoqëruar thirrjen me mesazhin: “Ta dëshmojmë se e duam Kosovën”.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


