Limaj: Në robëri, zgjedhja ishte mes lirisë dhe heshtjes
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha në Klan Kosova se në kohën e robërisë zgjedhja ishte t’i shërbeje lirisë së Kosovës ose të heshtje, duke e cilësuar këtë të…

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha në Klan Kosova se në kohën e robërisë zgjedhja ishte t’i shërbeje lirisë së Kosovës ose të heshtje, duke e cilësuar këtë të fundit si qëndrim hipokrit e servil.
Duke folur për angazhimin e tij dhe të bashkëluftëtarëve në çlirimin e vendit, Limaj tha se rruga ishte zgjedhur me vetëdije dhe me gatishmëri për sakrificë.
“Është betimi që ti je futur në një rrugë me vetëdije të plotë, ia ke ofruar vetën vendit tënd, e ke kryer detyrën e një të riut. Në atë kohë, atdheu im dhe i juaj ka kërkuar shumë sakrificë”, tha Limaj.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


