Pa kategori

Ymeri: Protestat nuk maten si kuti votimi

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, tha se protestat nuk duhen vlerësuar duke numëruar pjesëmarrësit si në kuti votimi, por si shprehje e pakënaqësisë qytetare ndaj qeverisjes dhe gjendjes ekonomike. Në…

Ymeri: Protestat nuk maten si kuti votimi
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, tha se protestat nuk duhen vlerësuar duke numëruar pjesëmarrësit si në kuti votimi, por si shprehje e pakënaqësisë qytetare ndaj qeverisjes dhe gjendjes ekonomike.

Në një postim për protestën e sotme, ajo e cilësoi atë si të parën që adreson drejtpërdrejt atë që e konsideron shkakun kryesor të problemeve në vend: gjendjen e rëndë ekonomike.

Ymeri shprehu mbështetje për protestat paqësore, pa paragjykuar apo vlerësuar organizatorët e tyre. Ajo akuzoi Qeverinë për propagandë dhe për krijimin e mosbesimit te qytetarët, duke kritikuar edhe premtimet për investime dhe trajtimin e bujqve.

Deputetja përmendi gjithashtu paralajmërimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Sipas saj, protestat do ta arrijnë efektin kur qytetarët të jenë të gatshëm t’i japin fund asaj që ajo e cilësoi si diktat në rritje.

Në përfundim, Ymeri shprehu bindjen se pushteti aktual do të largohet përmes vullnetit të qytetarëve që kërkojnë kushte më të mira jetese.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top