Pas qëndrimeve të ministrave, Kolektivi paralajmëron vazhdimin e protestave
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist paralajmëroi vazhdimin e protestave për Arlindën dhe gratë e vrara, duke thënë se qëndrimet e Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës tregojnë, sipas tij, se…

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist paralajmëroi vazhdimin e protestave për Arlindën dhe gratë e vrara, duke thënë se qëndrimet e Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës tregojnë, sipas tij, se kërkesat e protestuesve nuk janë dëgjuar.
Në njoftimin drejtuar mediave, Kolektivi bëri të ditur se protesta e sotme kundër vrasjes së grave do të nisë në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
“Ne nuk ndalemi deri kur drejtësia për Arlindën e për të gjitha gratë e vrara të vihet në vend”, thuhet në njoftim.
Organizatorët deklaruan se do të protestojnë edhe në ditët në vijim, në rrugë dhe para institucioneve, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ata kritikuan qëndrimet e dy ministrave dhe shprehën bindjen se kërkesat nuk pritet të përmbushen.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


