Vuçiniq: “NATO është këtu për të qëndruar” në Bosnjë
NATO nuk ka ndërmend të tërhiqet nga Bosnje e Hercegovina dhe nuk do të lejojë krijimin e një vakumi të sigurisë, tha ambasadori Vladimir Vuçiniq, shef i Qelisë së NATO-s…

NATO nuk ka ndërmend të tërhiqet nga Bosnje e Hercegovina dhe nuk do të lejojë krijimin e një vakumi të sigurisë, tha ambasadori Vladimir Vuçiniq, shef i Qelisë së NATO-s për Mbështetjen e Angazhimit Politik në këtë vend, në një intervistë për Report Difesa.
“NATO është këtu për të qëndruar”, deklaroi Vuçiniq. Sipas tij, Aleanca e vlerëson aktualisht situatën e sigurisë në Bosnje e Hercegovinë si stabile dhe mbetet e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.
Duke folur për zhvillimet pas zgjedhjeve të 4 tetorit, ai tha se NATO nuk komenton kandidatët, partitë apo rezultatet zgjedhore. Ai theksoi rëndësinë e funksionimit të institucioneve dhe zgjidhjes së dallimeve politike përmes dialogut dhe procedurave demokratike.
Vuçiniq tha gjithashtu se Aleanca po përcjell me kujdes retorikën nxitëse, përpjekjet për thellimin e ndarjeve dhe dezinformimin që mund të ndikojnë në stabilitetin rajonal. Sipas tij, NATO mund të ofrojë mbështetje dhe ekspertizë, por përparimi kërkon vullnet politik dhe përgjegjësi vendore.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


