Parlamenti Evropian dërgon shtatë vëzhgues për zgjedhjet në Serbi
Parlamenti Evropian ka emëruar shtatë eurodeputetë për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit në Serbi, sipas konfirmimit të këtij institucioni. Delegacioni përfshin përfaqësues nga gjashtë grupe politike…

Parlamenti Evropian ka emëruar shtatë eurodeputetë për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit në Serbi, sipas konfirmimit të këtij institucioni.
Delegacioni përfshin përfaqësues nga gjashtë grupe politike të Parlamentit Evropian. Institucioni ka konfirmuar gjithashtu se ka marrë ftesën e autoriteteve serbe për dërgimin e misionit.
Eurodeputetët do të jenë pjesë e Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit, të udhëhequr nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, ODIHR. Gjetjet paraprake do të paraqiten në një deklaratë të përbashkët një ditë pas zgjedhjeve.
Anëtarët e delegacionit zotohen për paanshmëri politike dhe respektim të integritetit të misionit ndërkombëtar.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


