Biserko: Largimi i Vuçiqit s’do ta ndryshonte qëndrimin për Kosovën
Sonja Biserko, nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, vlerëson se largimi i Aleksandar Vuçiqit nga pushteti nuk do të sillte shpejt ndryshim të qëndrimit të…

Sonja Biserko, nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, vlerëson se largimi i Aleksandar Vuçiqit nga pushteti nuk do të sillte shpejt ndryshim të qëndrimit të Beogradit ndaj statusit të Kosovës. Në deklaratën për Radio Evropa e Lirë, ajo tha se Kosova mund të vazhdojë të përdoret për mobilizim emocional edhe nga një pushtet tjetër.
“Mendoj se, në thelb, nuk do të ketë ndryshime sa i përket statusit të Kosovës. Kjo përjashtohet”, tha Biserko.
Megjithatë, sipas saj, një ndryshim pushteti mund të vinte në pikëpyetje infrastrukturën politike të ndërtuar gjatë qeverisjes së Vuçiqit, përfshirë rolin e Listës Serbe. Ajo sheh mundësi për ndryshime në mënyrën se si Beogradi e ushtron ndikimin politik dhe institucional mbi serbët e Kosovës.
Biserko tha se një qeveri e re do të duhej t’i ndihmonte serbët ta forconin pozitën e tyre në Kosovë dhe t’i orientonte drejt dialogut me Prishtinën. Ajo paralajmëroi gjithashtu se Serbia mund të përballet me vite pasigurie politike, gjatë të cilave do të formësohet edhe raporti i saj ndaj Kosovës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


