Pa kategori

Pacolli: Ish-krerët e UÇK-së po keqpërdoren për fushatë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, tha se ish-krerët e UÇK-së në Hagë po keqpërdoren për fushatë. Në një postim në Facebook pas protestës së sotme, ajo e…

Pacolli: Ish-krerët e UÇK-së po keqpërdoren për fushatë
Dëgjo artikullin 1 min

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, tha se ish-krerët e UÇK-së në Hagë po keqpërdoren për fushatë. Në një postim në Facebook pas protestës së sotme, ajo e cilësoi lidhjen e fatit politik të një partie me fatin historik të UÇK-së si keqpërdorim të luftës për interesa partiake.

“Se ata në Hagë, jo që nuk po i mbrojnë, por po i keqpërdorin për fushatë”, shkroi Pacolli.

“E qysh po ua merr mendja me i mbrojtë ata në Hagë, pa president e në fushatë zgjedhore?”, pyeti ajo, duke shtuar se kanë qenë dhe mbeten kundër kësaj Gjykate.

Sipas Pacollit, mënyra më e mirë për t’i mbrojtur ish-krerët e UÇK-së në Hagë është funksionalizimi i institucioneve të vendit dhe puna e përbashkët në mbrojtje të luftës çlirimtare të Kosovës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top