Pa kategori

Pacolli: Dy gjoba për Prishtinën, akuza për keqmenaxhim

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, tha se Komuna e Prishtinës është gjobitur dy herë me nga 5 mijë euro për dështime në menaxhimin e mbeturinave, ndërsa e…

Pacolli: Dy gjoba për Prishtinën, akuza për keqmenaxhim
Dëgjo artikullin 1 min

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, tha se Komuna e Prishtinës është gjobitur dy herë me nga 5 mijë euro për dështime në menaxhimin e mbeturinave, ndërsa e akuzoi komunën për keqmenaxhim të ndërmarrjes publike “Pastrimi”.

Në konferencë për media, Pacolli deklaroi se komunës i mungon vullneti për t’i përmbushur obligimet. Sipas saj, edhe “Pastrimi” është gjobitur me 2 mijë euro.

Ministrja njoftoi gjithashtu gjobë prej 5 mijë eurosh për Komunën e Istogut. Kompanisë “Ambienti” në Pejë, sipas saj, i janë shqiptuar dy gjoba, prej 5 mijë dhe 2 mijë eurosh, ndërsa “Higjiena” në Deçan është gjobitur me 2 mijë euro.

Pacolli tha se inspektimet do të vazhdojnë, përfshirë monitorimin përmes dronëve dhe kamerave. Ajo paralajmëroi masa ndaj qytetarëve që hedhin mbeturina në vende të ndaluara.

Ministrja njoftoi edhe planifikimin e një buxheti shtesë për ndërhyrje kur komunat ose rajonet dështojnë në menaxhimin e mbeturinave. Sipas saj, ligji i ri për menaxhimin e integruar të mbeturinave parashikon mundësi për ndërhyrje të drejtpërdrejta emergjente nga ministria.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top