Pa kategori

Hyseni paralajmëron mbledhje urgjente për sigurinë pas vrasjes në Pogragjë

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se nesër në mëngjes do të thërrasë mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, pas vrasjes në fshatin Pogragjë, për të trajtuar…

Hyseni paralajmëron mbledhje urgjente për sigurinë pas vrasjes në Pogragjë
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se nesër në mëngjes do të thërrasë mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, pas vrasjes në fshatin Pogragjë, për të trajtuar hapat e menjëhershëm për sigurinë e qytetarëve.

Sipas tij, në mbledhje do të marrin pjesë udhëheqja e Policisë së Kosovës dhe organet e tjera përgjegjëse. Hyseni tha se komuna do të bashkëpunojë me institucionet e sigurisë për menaxhimin dhe parandalimin e rasteve të tilla.

“Mbrojtja e jetës së qytetarëve tanë është prioriteti ynë kryesor institucional”, theksoi ai.

Kryetari shprehu ngushëllime për familjet që humbën të afërmit në dy ngjarjet tragjike të ditëve të fundit në komunën e Gjilanit dhe u uroi shërim të shpejtë të lënduarve. Ai u bëri thirrje qytetarëve për qetësi, maturi dhe bashkëpunim me organet e rendit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top