OVL-UÇK kundërshton BE-në për amendamentet: Specialja duhet të japë llogari
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kundërshtoi vlerësimin e BE-së se amendamentet për Dhomat e Specializuara shkelin detyrimet ndërkombëtare të Kosovës, duke argumentuar se asnjë institucion nuk mund të…

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kundërshtoi vlerësimin e BE-së se amendamentet për Dhomat e Specializuara shkelin detyrimet ndërkombëtare të Kosovës, duke argumentuar se asnjë institucion nuk mund të mbetet jashtë mbikëqyrjes demokratike dhe llogaridhënies.
“Pretendimet e partnerëve tanë të BE-së se amendamentet për Dhomat e Specializuara shkelin vetvetiu detyrimet ndërkombëtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe të papranueshme”, thuhet në reagimin e organizatës.
“Asnjë detyrim nuk mund të lërë asnjë institucion jashtë rendit kushtetues, mbikëqyrjes demokratike apo llogaridhënies”, thekson OVL-UÇK.
Organizata pretendon se mandati dhe praktika e Dhomave kanë devijuar nga qëllimi për të cilin u krijuan. Ajo u bën thirrje institucioneve të Kosovës të mbrojnë sovranitetin shtetëror dhe barazinë para ligjit, ndërsa partnerëve ndërkombëtarë të mos pengojnë veprimin parlamentar që, sipas saj, synon ta korrigjojë këtë devijim.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


