Osmani tregon çfarë nisi me Britaninë gjatë mandatit
Ish-presidentja Vjosa Osmani tha se gjatë mandatit të saj ka iniciuar negociatat për një marrëveshje strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe të bashkëpunimit ekonomik, në një…

Ish-presidentja Vjosa Osmani tha se gjatë mandatit të saj ka iniciuar negociatat për një marrëveshje strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe të bashkëpunimit ekonomik, në një postim pas takimit me ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves.
Sipas Osmanit, në takimin e sotëm u trajtuan sfidat aktuale të Kosovës, të cilat, sipas saj, e bëjnë të domosdoshëm thellimin e bashkëpunimit me Britaninë dhe aleatët e tjerë të NATO-s.
“Mbretëria e Bashkuar është ndër shtetet e para që i qëndruan pranë Kosovës në momentet më vendimtare të historisë sonë”, shkroi ajo në Facebook.
Osmani e cilësoi këtë bashkëpunim si thelbësor për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, avancimin e agjendës zhvillimore dhe përmbushjen e aspiratave të qytetarëve. Postimi nuk jep hollësi për fazën aktuale të negociatave apo për ndonjë afat të marrëveshjes.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


