Osmani kundërshton barazimin e LDK-së me Listën Serbe
Vjosa Osmani kundërshtoi barazimin e LDK-së me Listën Serbe dhe akuzat se kjo parti e urren UÇK-në, duke i cilësuar ato si linçim politik në një postim në Facebook. “Për…

Vjosa Osmani kundërshtoi barazimin e LDK-së me Listën Serbe dhe akuzat se kjo parti e urren UÇK-në, duke i cilësuar ato si linçim politik në një postim në Facebook.
“Për të mbuluar të vërtetën, u zgjodh linçimi politik kundër LDK-së, partisë që i vuri themelet e lirisë, pavarësisë e demokracisë”, shkroi ajo. Osmani tha se partia e Ibrahim Rugovës ishte barazuar edhe me grupin kriminal që kreu agresion ndaj Kosovës.
Ajo kërkoi që mbrojtja e luftës të mos ngatërrohet me monopolizimin e saj. Sipas Osmanit, krenaria më e madhe është historia që bashkon Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën, të cilët, secili në rrugën e vet, i shërbyen idealit të lirisë së Kosovës.
“Kjo është historia jonë. E përbashkët! E shenjtë! Dhe atë askush nuk ka të drejtë ta përvetësojë”, shkroi Osmani.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


