Nuhiu e sheh diasporën si mundësi të humbur për koalicionin
Rinor Nuhiu e cilësoi mobilizimin e pamjaftueshëm të shqiptarëve të Preshevës në diasporë si mundësi të humbur për më shumë vota për koalicionin shqiptar në zgjedhjet në Serbi. Në emisionin…

Rinor Nuhiu e cilësoi mobilizimin e pamjaftueshëm të shqiptarëve të Preshevës në diasporë si mundësi të humbur për më shumë vota për koalicionin shqiptar në zgjedhjet në Serbi.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ish-këshilltari i ish-presidentes Vjosa Osmani e vlerësoi rezultatin si arritje të mirë, por kundërshtoi cilësimin e tij si historik.
“Mendoj që është arritje e mirë, por shumë larg asaj që është diskutuar dje si arritje historike”, deklaroi Nuhiu.
Ai përmendi rezultatet nga vendvotimet në ambasadat e Serbisë, duke thënë se koalicioni shqiptar nuk kishte marrë vota në vende si Zvicra dhe Gjermania. Sipas tij, Serbia e kishte zvogëluar numrin e vendvotimeve në Zvicër nga katër në dy, duke vështirësuar pjesëmarrjen.
Nuhiu e lidhi mobilizimin e ulët me apatinë politike dhe mungesën e shpresës se Beogradi mund ta përmirësojë gjendjen e shqiptarëve, duke përmendur edhe pasivizimin e adresave. Si arsye tjetër, ai renditi pakënaqësinë ndaj partive shqiptare që kanë vepruar për një kohë të gjatë në Luginën e Preshevës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


