Maliqi: Kurti t’ia votojë LDK-së kandidatin për president
Analisti Agon Maliqi i propozoi kryeministrit Albin Kurti që ta ftojë LDK-në dhe t’i ofrojë mbështetje për cilindo kandidat për president që ajo propozon dhe e mbështet me të gjitha…

Analisti Agon Maliqi i propozoi kryeministrit Albin Kurti që ta ftojë LDK-në dhe t’i ofrojë mbështetje për cilindo kandidat për president që ajo propozon dhe e mbështet me të gjitha votat e saj. Në reagimin e tij për situatën në Prishtinë gjatë protestës së 5 tetorit, Maliqi e paraqiti këtë si një hap për balancë institucionale dhe ulje të tensioneve.
Maliqi propozoi edhe mbështetjen e ligjit për Specialen, duke sugjeruar që Kurti t’u ofrojë PDK-së dhe AAK-së votimin e tij dhe diskutimin e përbashkët me BE-në për rezervat rreth zbatimit.
Ai sugjeroi gjithashtu që Kurti të mbajë një fjalim në Kuvend dhe ta cilësojë të papranueshme përplasjen mes veteranëve, kur njëri është polic dhe tjetri protestues. Sipas Maliqit, kryeministrit i takon të ulë tensionet dhe të sigurojë stabilitet institucional.
Megjithatë, analisti shprehu mosbesim se këto propozime do të ndiqen: “E gjithë kjo natyrisht nuk ka për të ndodhur, sepse prioriteti nuk është me i pri vendit, por me ua palu të tjerëve.”
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


