Netanyahu urdhëron bllokimin e Hebronit pas vrasjes së dy ushtarëve
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi bllokimin e Hebronit dhe përgatitjen për mbylljen e të gjitha pikëkalimeve drejt Bregut Perëndimor, pas një sulmi ku, sipas ushtrisë izraelite, u vranë dy ushtarë…

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi bllokimin e Hebronit dhe përgatitjen për mbylljen e të gjitha pikëkalimeve drejt Bregut Perëndimor, pas një sulmi ku, sipas ushtrisë izraelite, u vranë dy ushtarë dhe u plagosën tre të tjerë.
Ushtria dhe shërbimi i inteligjencës Shin Bet njoftuan nisjen e një operacioni në zonën e Hebronit, në Bregun Perëndimor të pushtuar. Sipas autoriteteve izraelite, aksioni synon sekuestrimin e armëve, marrjen në pyetje të të dyshuarve dhe shkatërrimin e infrastrukturës që ato e cilësojnë si terroriste.
Netanyahu paralajmëroi se forcat do të hyjnë në vendbanimin prej nga vijnë sulmuesit, do të evakuojnë banorët dhe do të kontrollojnë shtëpitë një nga një. Në operacion janë përfshirë ushtria, shërbimet e inteligjencës, policia kufitare dhe administrata civile.
Masat përfshijnë pika kontrolli dhe kufizime të lëvizjes në zonën e Hebronit dhe Halhulit. Sipas njoftimit, banorët e zonës së prekur do të mund të largohen përmes tri daljeve të caktuara, pasi të merren në pyetje.
Ushtria izraelite tha se dy palestinezët e dyshuar për sulmin u vranë gjithashtu gjatë shkëmbimit të zjarrit të premten. Autoritetet izraelite parashikojnë që operacioni të zgjasë disa ditë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


