Bajrami: Mesazhi i ish-krerëve të UÇK-së është kërkesa për drejtësi
Arsim Bajrami tha se ish-krerët e UÇK-së kanë përcjellë kërkesën për drejtësi pas aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë. Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai sqaroi se…

Arsim Bajrami tha se ish-krerët e UÇK-së kanë përcjellë kërkesën për drejtësi pas aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë. Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai sqaroi se mesazhi i kishte mbërritur përmes kontaktit indirekt me ta.
Sipas Bajramit, ata kërkojnë drejtësi dhe nuk dëshirojnë të fshihen pas posteve politike që kanë mbajtur. “Ne kërkojmë drejtësi”, ishte mesazhi që ai u atribuoi ish-drejtuesve të UÇK-së.
Bajrami e cilësoi procesin e deritanishëm të mbushur me padrejtësi dhe kundërshtoi paraqitjen e UÇK-së si ndërmarrje apo grup kriminal. Sipas tij, një përshkrim i tillë bie ndesh me realitetin historik.
Duke përmendur shembullin e Kroacisë në mbrojtjen e gjeneralëve të saj, ai kërkoi mobilizim të institucioneve të Kosovës. Bajrami argumentoi se pasojat e procesit prekin edhe shtetësinë e Kosovës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


