Nazarko i drejtohet Kurtit për protestat: T’i ngjajë Rugovës
Gazetari Mentor Nazarko i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të apelojë për qetësi në protestat në Shqipëri, duke e ftuar të ndjekë shembullin e Ibrahim Rugovës në…

Gazetari Mentor Nazarko i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të apelojë për qetësi në protestat në Shqipëri, duke e ftuar të ndjekë shembullin e Ibrahim Rugovës në vitin 1996.
“Do të ishte e arsyeshme që zoti Albin Kurti, që është me siguri figurë popullore mes studentëve, mes të rinjve të Shqipërisë, të bëjë thirrjen e Rugovës. Të bëjë thirrje për qetësi, t’i ngjajë Rugovës në vitin 1996”, tha Nazarko në A2CNN.
Nazarko kritikoi edhe qeverinë shqiptare, duke thënë se ajo e kishte keqinterpretuar protestën e 135 ditëve dhe se duhej të kishte nisur ndryshime të mëdha. Ai ia atribuoi frustrimin shoqëror edhe synimit të elitës ekonomike për fitime maksimale në sektorë të ndryshëm.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


