Pa kategori

VV-ja paraqet emrat për komisionet e Kuvendit

Arbërie Nagavci paraqiti në Kuvend propozimet e VV-së për 16 komisionet parlamentare. Deputetja bëri të ditur në seancën e sotme emrat që grupi parlamentar propozon për drejtimin dhe përbërjen e…

VV-ja paraqet emrat për komisionet e Kuvendit
Dëgjo artikullin 1 min

Arbërie Nagavci paraqiti në Kuvend propozimet e VV-së për 16 komisionet parlamentare. Deputetja bëri të ditur në seancën e sotme emrat që grupi parlamentar propozon për drejtimin dhe përbërjen e komisioneve.

Për kryetar të Komisionit për Buxhet është propozuar Enver Haliti, ndërsa për Komisionin për Legjislacion Vigan Qorrolli. Arbëreshë Kryeziu-Hyseni është propozuar për kryetare të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, kurse Mefail Bajqinovci për kryetar të Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Kuvendi ka miratuar strukturën e 16 komisioneve parlamentare. Sipas marrëveshjes në Kryesi, tetë prej tyre do të drejtohen nga Vetëvendosje. Shumica e komisioneve do të kenë nga 11 anëtarë, ndërsa Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të ketë 12.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top