Nagavci tregon pse LVV-ja e votoi ligjin për Specialen
LVV-ja i mbështeti ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara duke i besuar ekspertizës së PDK-së, megjithëse dyshon se ato do të japin rezultatet e pritura, tha shefja e Grupit…

LVV-ja i mbështeti ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara duke i besuar ekspertizës së PDK-së, megjithëse dyshon se ato do të japin rezultatet e pritura, tha shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, për Radion Evropa e Lirë.
Sipas Nagavcit, PDK-ja kishte këmbëngulur se projektligji ishte përgatitur nga ekspertët e saj dhe mund të ndihmonte në adresimin e aktgjykimit ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së. Ajo pranoi se ndryshimet nuk do të miratoheshin pa votat e LVV-së, por tha se partia kishte shprehur rezerva për përmbajtjen dhe nxitimin e miratimit.
“Ne kemi parë se Partia Demokratike besonte në këtë projektligj, në formën se si e ka hartuar, dhe e kemi dhënë mbështetjen tonë, duke pranuar besimin e tyre”, tha ajo.
Megjithatë, Nagavci nuk e konsideron të sigurt ndikimin e ndryshimeve në proceset në Hagë. “Përkundër dëshirës dhe vullnetit tonë, ne dyshojmë që [ligji] do të sjellë rezultate të mëdha”, deklaroi ajo.
Rezervat e saj lidhen edhe me pyetjen nëse ndryshimet ligjore mund të tejkalojnë përcaktimet kushtetuese dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Ajo tha se PDK-ja ka përgjegjësi t’u japë përgjigje partnerëve ndërkombëtarë dhe qytetarëve që presin rezultate nga ligji.
Nagavci mohoi se mbështetja për ligjin ishte kushtëzim për zgjedhjen e presidentes, duke argumentuar se Kosovës i duheshin institucione stabile për fazën e apelimit. Ajo kërkoi edhe një strategji shtetërore për këtë fazë, por nuk konfirmoi ndonjë veprim konkret të koordinimit institucional.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


