Rexhaj: LDK-ja dërgoi përfaqësues për strategjinë ndaj Speciales
Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, tha se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dërguar një përfaqësues në grupin punues për hartimin e strategjisë lidhur me vazhdimësinë e procesit në Hagë.…

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, tha se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dërguar një përfaqësues në grupin punues për hartimin e strategjisë lidhur me vazhdimësinë e procesit në Hagë.
Në një intervistë për KP, Rexhaj e përmendi këtë përfshirje gjatë diskutimit për procesin gjyqësor dhe apelimin që pritet të bëjë mbrojtja e katërshes. Ai tha se LDK-ja ka dërguar përfaqësues ndonëse nuk e kishte votuar Ligjin për Specialen.
Rexhaj u shpreh gjithashtu i bindur se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, do të bashkëpunojë për këtë strategji. Këtë e paraqiti si pritje të tij.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


