Nagavci: Refuzimi i Sejdiut nga gjashtë deputetët nuk është në interes të Republikës
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar vendimin e gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos e mbështetur Bekim Sejdiun për president.Nagavci tha se kundërshtimi i një propozimi të…

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar vendimin e gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos e mbështetur Bekim Sejdiun për president.
Nagavci tha se kundërshtimi i një propozimi të përbashkët, i cili sipas saj synon shmangien e zgjedhjeve të reja dhe konstituimin e institucioneve, nuk është vendim në interes të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.
“Konsideroj që t’i thuhet jo një propozimi të përbashkët, që ka për qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja dhe konstituimin e institucioneve, nuk është një vendim i duhur dhe në interes të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës”, deklaroi Nagavci.
E pyetur për mundësinë e sigurimit të votave nga AAK-ja ose partitë e tjera, ajo tha se qëndrimet e tyre janë të njohura, por se pret që secili deputet ta ushtrojë përgjegjësinë që i është dhënë me mandat.
Burimi: Reporteri.net. Fotografia: Kuvendi i Kosovës / Wikimedia Commons, public domain.