Nagavci: PDK-ja duhet të sqarojë ndryshimet për Specialen
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, tha se para se VV-ja të deklarohet për mbështetjen e PDK-së lidhur me Ligjin për Specialen, duhet të dijë cilat nene kërkon…

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, tha se para se VV-ja të deklarohet për mbështetjen e PDK-së lidhur me Ligjin për Specialen, duhet të dijë cilat nene kërkon të ndryshojë kjo parti.
“Përpara se të deklarohemi se a jemi pro mbështetjes së PDK-së në këtë pikë, duhet të dimë se çfarë po kërkon PDK-ja të ndryshojë, cilat nene specifikisht”, deklaroi ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Nagavci tha se, pas kthimit të ligjit nga presidentja, Kuvendi ka dy mundësi procedurale: ta rrëzojë vendimin e saj me 61 vota ose ta miratojë propozimin për rikthimin e ligjit.
Ajo përsëriti qëndrimin e VV-së se krijimi i Dhomave të Specializuara ishte gabim dhe e cilësoi të padrejtë aktgjykimin ndaj krerëve të UÇK-së. Sipas saj, çështja duhet të adresohet me kujdes në Gjykatën e Apelit.
Për ligjin konkret, Nagavci tha se VV-ja kishte pasur dilema dhe e përshkroi situatën pas kthimit të tij si rikthim në pikën zero.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


