Pa kategori

Nagavci: Humbja e Vuçiqit nuk garanton ndryshim për shqiptarët

Humbja e Aleksandar Vuçiqit nuk garanton ndryshimin e politikave të Serbisë ndaj shqiptarëve, vlerësoi shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, duke e quajtur megjithatë lajm të mirë rezultatin…

Nagavci: Humbja e Vuçiqit nuk garanton ndryshim për shqiptarët
Dëgjo artikullin 1 min

Humbja e Aleksandar Vuçiqit nuk garanton ndryshimin e politikave të Serbisë ndaj shqiptarëve, vlerësoi shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, duke e quajtur megjithatë lajm të mirë rezultatin zgjedhor.

“Një tjetër lajm i mirë është humbja e Aleksandar Vuçiqit, ndonëse kjo nuk garanton ndryshimin e politikave diskriminuese të Serbisë ndaj shqiptarëve”, ka deklaruar ajo në postimin e saj.

Nagavci e cilësoi historik rezultatin paraprak të Koalicionit Shqiptar. Sipas shifrave që paraqiti, koalicioni ka marrë 27.230 vota, ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë dhe mbetet në garë për një të tretë.

Ajo ia atribuoi rezultatin bashkimit të subjekteve shqiptare nga Presheva, Bujanoci e Medvegja dhe mobilizimit qytetar, duke e lidhur përfaqësimin më të fuqishëm parlamentar me mundësitë për të kundërshtuar diskriminimin dhe për të kërkuar respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës.

Në këtë bashkim politik, Nagavci i dha meritë të veçantë edhe kryeministrit Albin Kurti, për mbështetjen dhe angazhimin e tij për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top