Pa kategori

Kurti përcakton prioritetet për investimet me BERZH-in

Kryeministri Albin Kurti tha se partneritetet për investime në mandatin e ri synon t’i ndërtojë mbi sigurinë energjetike dhe ujore, mbrojtjen, transportin e qëndrueshëm dhe infrastrukturën, sipas njoftimit të Qeverisë…

Kurti përcakton prioritetet për investimet me BERZH-in
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Albin Kurti tha se partneritetet për investime në mandatin e ri synon t’i ndërtojë mbi sigurinë energjetike dhe ujore, mbrojtjen, transportin e qëndrueshëm dhe infrastrukturën, sipas njoftimit të Qeverisë për takimin me presidenten e BERZH-it, Odile Renaud-Basso.

Takimi u zhvillua të enjten në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit, në Shën Stefan të Malit të Zi. Sipas Qeverisë, bashkëbiseduesit vazhduan diskutimet nga takimi i prillit në Londër, me fokus bashkëpunimin dhe projektet infrastrukturore e ekonomike në Kosovë.

“Në këtë mandat të ri, synojmë që partneritetet tona për investime t’i ndërtojmë mbi prioritetet strategjike të Kosovës: sigurinë energjetike dhe atë ujore, mbrojtjen, transportin e qëndrueshëm dhe infrastrukturën”, ka thënë Kurti.

Ai e cilësoi BERZH-in partner të rëndësishëm edhe për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Sipas të njëjtit njoftim, që nga anëtarësimi i Kosovës në vitin 2012, banka ka ofruar rreth 967 milionë euro mbështetje financiare për 151 projekte në sektorin publik dhe privat.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top