Pa kategori

Nagavci: Grupet e tjera s’mbështetën kërkesën për shqyrtimin e projektligjeve

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, tha se kërkesa e saj për shqyrtimin në komisione të projektligjeve që janë në finalizim nuk mori pajtimin e grupeve të tjera…

Nagavci: Grupet e tjera s’mbështetën kërkesën për shqyrtimin e projektligjeve
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, tha se kërkesa e saj për shqyrtimin në komisione të projektligjeve që janë në finalizim nuk mori pajtimin e grupeve të tjera parlamentare, ndërsa synon përfshirjen e tyre në seancën e së enjtes.

Sipas Nagavcit, rendi i ditës i kësaj seance nuk parashikon shqyrtimin e projektligjeve. Ajo tha se deputetët e Vetëvendosjes do të angazhohen për shqyrtimin e tyre në komisione të mërkurën, në mënyrë që ato që përfundojnë procedurat të mund të përfshihen në seancë.

Nagavci rikujtoi se më 5 tetor u miratuan në lexim të parë 14 projektligje, nëntë prej të cilave janë pjesë e Planit të Rritjes. Sipas saj, miratimi edhe në lexim të dytë përbën një nga kriteret për përfitimin nga ky plan.

Ajo tha se një numër i këtyre projektligjeve ishte shqyrtuar edhe në legjislaturat e kaluara, por nuk kishte arritur në miratim në lexim të dytë për shkak të mungesës së funksionalitetit të Kuvendit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top