Mustafa mbështet marrëveshjen PDK–LVV, koalicioni ende pa vendim
Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, tha në RTV21 se mbështet një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së, por ende nuk ka vendim përfundimtar për koalicion. Sipas tij, bashkëpunimi politik mes…

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, tha në RTV21 se mbështet një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së, por ende nuk ka vendim përfundimtar për koalicion.
Sipas tij, bashkëpunimi politik mes dy partive ka sjellë dakordim për disa vendime strategjike, të cilat po ecin përpara. Ai nuk i specifikoi këto vendime në deklaratën e dhënë.
“Unë jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së. E di që ende nuk ka vendim final për të ecur bashkë në koalicion, por jam i lumtur që bashkëpunim politik kemi gjetur. Për disa vendime strategjike jemi marrë vesh dhe ato po ecin”, tha Mustafa.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


