Pa kategori

QKUM paralajmëron protestuesit për pasojat e pengimit të ambulancave

Pengimi i ambulancave gjatë protestave rrezikon jetën e qytetarëve dhe vonon ndihmën për personat në rrezik, paralajmëroi Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore në një deklaratë për mediat. QKUM u bëri…

QKUM paralajmëron protestuesit për pasojat e pengimit të ambulancave
Dëgjo artikullin 1 min

Pengimi i ambulancave gjatë protestave rrezikon jetën e qytetarëve dhe vonon ndihmën për personat në rrezik, paralajmëroi Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore në një deklaratë për mediat.

QKUM u bëri thirrje qytetarëve dhe protestuesve të lejojnë kalimin e ambulancave dhe të respektojnë personelin mjekësor. Sipas institucionit, ekipet janë në gatishmëri gjatë protestave, ndërkohë që përballojnë edhe urgjencat e zakonshme.

Në Tiranë, krahas rreth 250–280 vizitave dhe ndërhyrjeve të përditshme, gjatë ditëve të protestave janë shtuar rreth 100 raste të tjera, bëri të ditur QKUM.

Institucioni theksoi gjithashtu se çdo pretendim për përdorimin e ambulancave jashtë misionit të tyre duhet të mbështetet në fakte dhe të verifikohet nga institucionet përgjegjëse.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top