Mustafa: Emri për president mund të dalë nga marrëveshja LVV–PDK
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, tha në RTV21 se një emër për president mund të dalë nga një marrëveshje mes LVV-së dhe PDK-së. Ai e përmendi këtë si mundësi, pa…

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, tha në RTV21 se një emër për president mund të dalë nga një marrëveshje mes LVV-së dhe PDK-së. Ai e përmendi këtë si mundësi, pa shpallur ndonjë marrëveshje apo kandidaturë.
“Mundet me dalë ndonjë emër”, u shpreh Mustafa, kur u pyet për mundësinë e një propozimi nga marrëveshja mes dy partive.
Duke folur për Bekim Sejdiun, Mustafa tha se propozimi i tij ishte produkt i marrëveshjes LDK–LVV dhe se Sejdiu ishte tërhequr nga kandidatura.
Mustafa tha gjithashtu se PDK-ja nuk është pro zgjedhjeve, por nuk u frikësohet atyre. “Nëse zgjedhjet vijnë, sigurisht që do t’i përgjigjemi me kapacitetin e plotë… frikë nuk ka as për zgjedhje”, deklaroi ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


