Pa kategori

EULEX monitoron rastin e Arlindës, thekson zbatimin e urdhërmbrojtjeve

EULEX-i njoftoi se po e monitoron nga afër rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të urdhërmbrojtjeve për mbrojtjen e grave në…

EULEX monitoron rastin e Arlindës, thekson zbatimin e urdhërmbrojtjeve
Dëgjo artikullin 1 min

EULEX-i njoftoi se po e monitoron nga afër rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të urdhërmbrojtjeve për mbrojtjen e grave në rrezik.

Në reagimin e tij, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë dënoi vrasjen dhe u shprehu ngushëllime familjes e të afërmve. Misioni e cilësoi femicidin si formën më ekstreme të dhunës me bazë gjinore dhe shkelje të rëndë të të drejtave themelore të grave.

“Asnjë grua apo vajzë nuk duhet të jetojë me frikën e dhunës”, thuhet në reagim.

EULEX-i ritheksoi se do t’i mbështesë institucionet e Kosovës në parandalimin dhe trajtimin e kësaj dhune. Ai veçoi përdorimin efektiv të instrumenteve për vlerësimin e rrezikut, zbatimin e urdhërmbrojtjeve dhe bashkërendimin mes institucioneve, shoqërisë civile e komuniteteve, me viktimën në qendër.

Sipas misionit, parandalimi i femicidit kërkon edhe angazhim të vazhdueshëm kundër qëndrimeve dhe pabarazive që mundësojnë dhunën ndaj grave. Monitorimi i rastit, theksoi EULEX-i, bëhet në përputhje me mandatin e tij.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top