Pa kategori
Musmurati: Parking falas për pjesëmarrësit në protestën për UÇK-në
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se pjesëmarrësit në protestën “Jo në emrin tim”, për mbrojtjen e UÇK-së, do të mund ta përdorin pa pagesë parkingun prapa…

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se pjesëmarrësit në protestën “Jo në emrin tim”, për mbrojtjen e UÇK-së, do të mund ta përdorin pa pagesë parkingun prapa Pallatit të Rinisë nga ora 18:00 deri në 21:00.
“Parking falas prapa Pallatit të Rinisë gjatë kohës së protestës ‘Jo në emrin tim’”, ka shkruar Musmurati në njoftimin e saj.
Sipas nënkryetares, masa është ndërmarrë për qytetarët që i bashkohen protestës. “Prishtina ju mirëpret”, ka shtuar ajo.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


