Trump zgjedh përkrahësen e MAGA-s për zëdhënëse të re
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka emëruar Katie Zacharian zëdhënëse të re të Shtëpisë së Bardhë, duke e cilësuar si përkrahëse të vendosur të lëvizjes MAGA. “Ajo është një…

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka emëruar Katie Zacharian zëdhënëse të re të Shtëpisë së Bardhë, duke e cilësuar si përkrahëse të vendosur të lëvizjes MAGA.
“Ajo është një përkrahëse e vendosur e lëvizjes MAGA dhe pjesëmarrëse aktive!”, shkroi Trump. Ai theksoi se ajo kishte punuar në fushatat e tij zgjedhore dhe e kishte mbështetur që nga fillimi i karrierës së tij politike.
Zacharia më parë ka shërbyer si këshilltare e lartë për komunikim në Trump Media & Technology Group, kompania që qëndron pas rrjetit social Truth Social.
Pas njoftimit, ajo e falënderoi Trumpin për besimin dhe u zotua të bashkëpunojë me ekipin e komunikimit të Shtëpisë së Bardhë dhe gazetarët. Ajo tha se synon t’i informojë qytetarët amerikanë për arritjet e administratës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


