Pa kategori

Musliu-Shoshi e çon shqetësimin për Hagën te parlamentarët e NATO-s

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, tha se i kërkoi delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s vëmendje ndaj procesit të Apelit në Hagë dhe respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare të…

Musliu-Shoshi e çon shqetësimin për Hagën te parlamentarët e NATO-s
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, tha se i kërkoi delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s vëmendje ndaj procesit të Apelit në Hagë dhe respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Sipas deklaratës së saj, gjatë takimit ajo ngriti shqetësime për vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nga aleatët tanë kërkova vëmendje ndaj procesit të Apelit dhe respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë”, deklaroi Musliu-Shoshi.

Deputetja e lidhi qëndrimin e saj edhe me trajtimin e historisë së luftës së Kosovës. “Drejtësia nuk guxon të bëhet në kurriz të së vërtetës historike!”, tha ajo.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top