Pa kategori

Musliu kërkon shkarkimin e Gërvallës për mungesën në Qeveri

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke e lidhur kërkesën me mungesën e saj në mbledhjen e Qeverisë ku u themelua…

Musliu kërkon shkarkimin e Gërvallës për mungesën në Qeveri
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke e lidhur kërkesën me mungesën e saj në mbledhjen e Qeverisë ku u themelua grupi punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel.

“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e çlirimtarëve, mungesa e ministres së Drejtësisë nuk është thjesht mungesë në një mbledhje. Është goditje ndaj besueshmërisë së angazhimit shtetëror”, ka shkruar Musliu.

Sipas deputetes, mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kërkon seriozitet dhe përgjegjësi shtetërore. Ajo pretendoi gjithashtu se Gërvalla kishte munguar edhe ditën kur u votua Ligji për Dhomat e Specializuara.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top