Haziri: Nuk e njoha deputetin që protestuesit bartën mbi rrethoja
Çlirim Haziri, organizatori i protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale, tha në emisionin FRONTAL në T7 se fillimisht nuk e kishte njohur deputetin e LVV-së, Fahrush Rexhepi, kur protestuesit e…

Çlirim Haziri, organizatori i protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale, tha në emisionin FRONTAL në T7 se fillimisht nuk e kishte njohur deputetin e LVV-së, Fahrush Rexhepi, kur protestuesit e kapën gjatë përpjekjes për t’u larguar nga Kuvendi dhe e bartën mbi rrethoja.
Sipas Hazirit, protestuesit pranë tij i treguan se bëhej fjalë për një deputet të LVV-së.
“Më kanë thënë deputet i VV’së. S’e kam ditë kush është. Ai tentoi me ecë. Ishte një moment kur protestuesit e kapën. Ata e shprehen atë revoltën”, tha Haziri.
Ai tha se gjatë protestës disaditore kishte pasur momente për të cilat i vinte keq. Megjithatë, përdorimin e sprejit dhe gazit lotsjellës nga policia ndaj protestuesve e cilësoi si më të rëndë se incidenti me deputetin.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


