Musliu: Heshtja ndaj kërcënimeve të gazetarëve inkurajon presionin
Deputetja Ganimete Musliu tha se heshtja përballë kërcënimeve ndaj gazetarëve e inkurajon klimën e presionit dhe të pasigurisë, duke u bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që çdo kërcënim ta trajtojnë seriozisht…

Deputetja Ganimete Musliu tha se heshtja përballë kërcënimeve ndaj gazetarëve e inkurajon klimën e presionit dhe të pasigurisë, duke u bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që çdo kërcënim ta trajtojnë seriozisht dhe ta hetojnë me përkushtim.
Në postimin e saj, Musliu dënoi kërcënimet, presionet dhe fushatat linçuese ndaj gazetarëve, duke i cilësuar si sulm ndaj fjalës së lirë dhe interesit publik. Ajo theksoi se gazetarët duhet ta kryejnë punën pa frikë dhe pa ndërhyrje politike apo institucionale.
Si anëtare e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Musliu e cilësoi mbrojtjen e gazetarëve përgjegjësi të përbashkët institucionale dhe shoqërore.
“Demokracia nuk mund të jetë e shëndoshë pa media të lira, të pavarura dhe të sigurta”, shkroi ajo.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


