Pa kategori

Haziri tregon pse LDK-ja nuk pendohet për votën ndaj Speciales

Lutfi Haziri tha se LDK-ja nuk pendohet që nuk e votoi Ligjin për Dhomat e Specializuara, sepse këtë vendim e konsideron pjesë të qëndrimit të saj të qëndrueshëm për drejtësi…

Haziri tregon pse LDK-ja nuk pendohet për votën ndaj Speciales
Dëgjo artikullin 1 min

Lutfi Haziri tha se LDK-ja nuk pendohet që nuk e votoi Ligjin për Dhomat e Specializuara, sepse këtë vendim e konsideron pjesë të qëndrimit të saj të qëndrueshëm për drejtësi për të gjithë.

Në emisionin “Debat Plus”, nënkryetari i LDK-së tha se qëndrimi ishte bërë i qartë si për grupet politike, ashtu edhe për qytetarët, dhe se nuk lidhej me ndonjë kalkulim tjetër politik.

“LDK-ja beson në drejtësi për të gjithë dhe nuk kemi kërku as nuk kemi pritë drejtësi përmes padrejtësisë”, u shpreh Haziri.

Sipas vlerësimit të tij, Dhomat e Specializuara nuk e kanë përmbushur pritjen për vendosjen e drejtësisë. Ai pretendoi se çështjet dhe dosjet e trajtuara prej tyre kishin kaluar më herët nëpër zyra të ndryshme.

Duke folur për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Haziri tha gjithashtu se qëndrimin e tij personal e kishte shprehur duke iu bashkuar protestave pas vendimit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top