Pa kategori
Musar i lidh urimet për Shiroka-Pulën me Brdo-Brionin
Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, shprehu pritjen për bashkëpunim dypalësh dhe në kuadër të Procesit Brdo-Brioni me Kosovën, në urimin për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente. “Pres me kënaqësi…

Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, shprehu pritjen për bashkëpunim dypalësh dhe në kuadër të Procesit Brdo-Brioni me Kosovën, në urimin për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente.
“Pres me kënaqësi një bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv midis Sllovenisë dhe Kosovës, si në nivel dypalësh, ashtu edhe në kuadër të Procesit Brdo-Brioni”, shkroi Musar në postimin e saj të 7 tetorit.
Presidentja sllovene i uroi Shiroka-Pulës suksese në mandatin e saj në krye të shtetit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


