Pa kategori

Qeveria: Pamjet e Radoiçiqit duhet të alarmojnë BE-në

Qeveria e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se pamjet e Milan Radoiçiqit pranë djalit të Aleksandar Vuçiqit në tubimin e SNS-së duhet të jenë alarm për BE-në dhe…

Qeveria: Pamjet e Radoiçiqit duhet të alarmojnë BE-në
Dëgjo artikullin 1 min

Qeveria e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se pamjet e Milan Radoiçiqit pranë djalit të Aleksandar Vuçiqit në tubimin e SNS-së duhet të jenë alarm për BE-në dhe vendet e tjera perëndimore, duke i cilësuar si dëshmi shtesë për pretendimin e saj se Serbia organizoi sulmin në Banjskë.

Sipas pamjeve të publikuara nga televizioni N1, Radoiçiq u pa më 9 tetor pranë Danillos, djalit të Vuçiqit, para sallës ku u mbajt tubimi në Kragujevc. Qeveria pretendoi se Radoiçiq jo vetëm nuk dorëzohet te autoritetet e Kosovës, por edhe e shoqëron dhe e siguron djalin e Vuçiqit.

Radoiçiq e ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023, gjatë të cilit u vra polici Afrim Bunjaku. Kosova e akuzon Serbinë se qëndron pas sulmit, ndërsa Beogradi zyrtar i ka mohuar këto akuza.

Radio Evropa e Lirë raportoi se ende nuk kishte marrë përgjigje nga SNS-ja për praninë e Radoiçiqit në tubim.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top