Morina: Raporti për Arlindën duhet të pasohet me përgjegjësi
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Refik Morina, tha se kërkesa e kryeministrit Albin Kurti për raport mbi trajtimin institucional të rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt duhet të pasohet me…

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Refik Morina, tha se kërkesa e kryeministrit Albin Kurti për raport mbi trajtimin institucional të rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt duhet të pasohet me përgjegjësi konkrete, përfshirë shqyrtimin e masave penale dhe disiplinore për personat që mund të kenë shkelur ligjin.
Në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Morina e mbështeti kërkesën e Kurtit, por tha se kryeministri duhet të jetë konsekuent dhe t’u kërkojë përgjegjësi edhe Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Duhet të shqyrtohet nëse personat që i kanë shkelur dispozitat ligjore duhet të marrin përgjegjësi penale, por edhe disiplinore”, deklaroi ai.
Morina kërkoi angazhim të koordinuar të institucioneve, që trajtimi i rastit të mos kufizohet në diskutime televizive. “Nuk duhet të lëshohet pe. Duhet të mobilizohen të gjitha forcat dhe institucionet, që ky rast të mos mbetet vetëm në studio”, u shpreh ai.
Qëndrimi i tij pason deklaratën e Kurtit se dy ministritë kanë edhe 54 orë për përfundimin e raportit mbi dështimet e mundshme institucionale.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


