Molliqaj: Projektligji për Specialen s’ka gjasa në Kushtetuese
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha në Kanal10 se projektligji për ndryshimet lidhur me Gjykatën Speciale, sipas vlerësimit të tij, do të rrëzohet në tërësi gjatë shqyrtimit kushtetues. Molliqaj pretendoi…

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha në Kanal10 se projektligji për ndryshimet lidhur me Gjykatën Speciale, sipas vlerësimit të tij, do të rrëzohet në tërësi gjatë shqyrtimit kushtetues.
Molliqaj pretendoi se nisma është hartuar në mënyrë që të mos i mbijetojë këtij shqyrtimi. “Ai ligj nuk ekziston. Ai u shkru për mos me ekzistu, sepse asnjë gjasë logjike e juridike nuk e ka me mbijetu ligji. Ligji do të rrëzohet në tërësinë e tij prej Gjykatës Kushtetuese, në Dhomën e Veçantë”, deklaroi ai.
Ai e lidhi këtë vlerësim me qëndrimin e PSD-së ndaj projektligjit, duke thënë se partia nuk e ka mbështetur nismën. “Për këtë arsye, PSD-ja për asnjë moment nuk e ka mbështet ligjin dhe s’ka fol për ligjin”, tha Molliqaj.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


