Pa kategori

Rama: Dritë jeshile për kapitullin e katërt me BE-në

Shqipëria ka marrë dritën jeshile për mbylljen e Kapitullit 20 në negociatat me Bashkimin Evropian, sipas kryeministrit Edi Rama, ndërsa formalizimi është paraparë për 13 tetor në Luksemburg. Kapitulli 20…

Rama: Dritë jeshile për kapitullin e katërt me BE-në
Dëgjo artikullin 1 min

Shqipëria ka marrë dritën jeshile për mbylljen e Kapitullit 20 në negociatat me Bashkimin Evropian, sipas kryeministrit Edi Rama, ndërsa formalizimi është paraparë për 13 tetor në Luksemburg.

Kapitulli 20 lidhet me politikën e ndërmarrjeve dhe industrisë. Me mbylljen e tij, Shqipëria do të ketë përfunduar katër nga 33 kapitujt e negociatave.

Rama tha se ky zhvillim forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim.

Sipas agjendës zyrtare të Këshillit të BE-së, mbyllja pritet të formalizohet në konferencën e dhjetë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. Deri tani janë mbyllur kapitujt për shkencën dhe kërkimin shkencor, arsimin dhe kulturën, si dhe marrëdhëniet me jashtë.

Shqipëria i ka hapur të 33 kapitujt. Pas mbylljes së Kapitullit 20, do të mbeten edhe 29. Anëtarësimi kërkon përfundimin e të gjithë kapitujve dhe miratimet përkatëse nga institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top