Pa kategori

Mojsiloviq i kërkon Vergorit siguri për serbët në Kosovë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq, i kërkoi komandantit të ri të KFOR-it, Roberto Vergori, garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes, para së gjithash për…

Mojsiloviq i kërkon Vergorit siguri për serbët në Kosovë
Dëgjo artikullin 1 min

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq, i kërkoi komandantit të ri të KFOR-it, Roberto Vergori, garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes, para së gjithash për serbët në Kosovë, sipas njoftimit të ushtrisë serbe për takimin në Beograd.

Mojsiloviq pretendoi se serbët në Kosovë nuk ndihen të sigurt dhe se të drejtat e liritë e tyre themelore janë të rrezikuara. Ai përsëriti qëndrimin e ushtrisë serbe se KFOR-i është i vetmi formacion i armatosur që ajo e konsideron legjitim në Kosovë dhe kërkoi zbatim të paanshëm të mandatit të misionit.

Sipas të njëjtit njoftim, në takim u theksua rëndësia e komunikimit të hapur dhe të drejtpërdrejtë ndërmjet ushtrisë serbe dhe KFOR-it në të gjitha nivelet, për monitorimin e gjendjes në terren dhe parandalimin e shpërthimit e përshkallëzimit të krizave. Mojsiloviq e uroi Vergorin për detyrën e re dhe shprehu pritjen për bashkëpunim profesional në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top