Pa kategori
Hoxha: Agjenturat e huaja nuk e kanë nxitur protestën
Gazetari Artan Hoxha pretendoi në Vizion Plus se agjentura të huaja janë të pranishme në protestë, por tha se ato nuk e kanë nxitur atë, duke ia atribuar protestën pakënaqësisë…

Gazetari Artan Hoxha pretendoi në Vizion Plus se agjentura të huaja janë të pranishme në protestë, por tha se ato nuk e kanë nxitur atë, duke ia atribuar protestën pakënaqësisë së shqiptarëve ndaj qeverisë.
“Grekët dhe serbët janë këtu. Ata po e shohin situatën, nuk e kanë nxitur ata”, deklaroi Hoxha.
Ai ia ngarkoi kryeministrit Edi Rama përgjegjësinë për zbulimin e veprimtarisë së mundshme të agjenturave të huaja. “Nëse ka agjenturë të huaj dhe Edi Rama nuk e ka zbuluar, është prapë përgjegjësi e Edi Ramës”, tha ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


