Mirena: Hamza është politikan normal në kohë jonormale
Ilir Mirena e vlerësoi Bedri Hamzën si një politikan që do të ishte kryeministër briliant, por që, sipas tij, nuk i përshtatet kohës aktuale politike, të cilën e përshkroi si…

Ilir Mirena e vlerësoi Bedri Hamzën si një politikan që do të ishte kryeministër briliant, por që, sipas tij, nuk i përshtatet kohës aktuale politike, të cilën e përshkroi si jonormale.
Duke komentuar në emisionin “Pressing” në T7 dorëheqjen e Hamzës nga drejtimi i PDK-së, gazetari e lidhi këtë vlerësim me llojin e politikanëve që, sipas tij, kërkohen sot.
“Bedri Hamza është politikan i jashtëzakonshëm, do ishte një kryeministër briliant”, tha Mirena.
“Këto kohë abnormale, në këto kohëra kërkohen politikanë populista, autoritarë, manipulues”, shtoi ai. Ky është vlerësimi i Mirenës për rrethanat politike pas largimit të Hamzës nga posti i kryetarit të partisë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


