Pa kategori

Ministria: 320 të lënduar gjatë protestave në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi se 320 persona janë lënduar gjatë protestave në Shqipëri nga 13 deri më 21 tetor: 192 policë, 92 protestues dhe 36 kalimtarë. Sipas…

Ministria: 320 të lënduar gjatë protestave në Shqipëri
Dëgjo artikullin 1 min

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi se 320 persona janë lënduar gjatë protestave në Shqipëri nga 13 deri më 21 tetor: 192 policë, 92 protestues dhe 36 kalimtarë.

Sipas ministrisë, mes kalimtarëve të lënduar janë edhe gjashtë përfaqësues të mediave, njëri prej tyre shtetas i huaj. Bilanci mbështetet në të dhënat e strukturave shëndetësore në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Lezhë.

Vetëm gjatë protestës së një dite më parë, tetë persona morën trajtim në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në Spitalin e Traumës u paraqitën një polic, një protestues dhe katër kalimtarë. Tre kalimtarë u shtruan, ndërsa njëri iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ministria tha se operacioni përfundoi me sukses dhe gjendja e pacientit ishte e mirë.

Në këtë spital mbeten të shtruar nëntë të lënduar nga protestat: katër protestues, një polic, një përfaqësuese e medias dhe tre kalimtarë. Dy personat e trajtuar në QSUT, një polic dhe një protestues, u larguan po atë ditë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top