Pa kategori

Miftaraj lidh ndryshimet për Specialen me pajtimin e partnerëve

Ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale duhet të bëhen në konsultim të plotë dhe me pajtimin e partnerëve ndërkombëtarë, tha drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, në…

Miftaraj lidh ndryshimet për Specialen me pajtimin e partnerëve
Dëgjo artikullin 1 min

Ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale duhet të bëhen në konsultim të plotë dhe me pajtimin e partnerëve ndërkombëtarë, tha drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova.

Sipas Miftarajt, Kosova nuk mund t’u shmanget obligimeve ndërkombëtare. Ai iu referua nenit 162 të Kushtetutës dhe tha se ndryshimi i mandatit, funksionalitetit apo strukturës së gjykatës është i vështirë për shkak të këtyre detyrimeve.

“Çkado që preket me këtë ligj, e para duhet me qenë në harmoni, në konsultim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë”, deklaroi ai.

Miftaraj shtoi se mund të vazhdohet më tej nëse partnerët ndërkombëtarë pajtohen për pikat që mund të ndryshohen. Ai gjithashtu tha se diskutimi për mënyrën më të mirë të mbrojtjes së të akuzuarve në Hagë duhej të zhvillohej mes partive.

Ndiqeni pjesën nga emisioni “DPT te Fidani” në videon më poshtë:

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top